Dy të rinj janë arrestuar për vrasjen e gazetares irlandeze Lyra McKee. “BBC” shkruan se dy djemtë e moshës 18 dhe 19 vjeçare, u arrestuan nën akuzat për Akte Terroriste.
Gazetarja 29 vjeçare McKee, u godit nga një plumb mbrëmjen e së enjtes gjatë trazirave në Irlandën e Veriut.
Shërbimi Policor i Irlandës së Veriut tha se një person i armatosur qëlloi me armë drejt punonjësve të policisë në orën 23:00 të enjten.
Zonja McKee po qëndronte pranë një automjeti të policisë duke vëzhguar ngjarjen, kur u plagos. Në disa video të kapura me kamera ÇTV, tregohen momentet e fundit të gazetares në turmë dhe pamjet e një telefoni celular tregojnë personin e dyshuar të armatosur.
Në video, sulmuesi i maskuar shihet kur shkrepi zjarr ndaj policisë dhe personave që po shikonin.
Lyra McKee punonte si redaktore në sitin e lajmeve ‘Mediagazer’ me qendër në Belfast. Puna e saj përfshinte ekzaminim e incidenteve të dhunës në Irlandën e Veriut, dhe ajo është përshkruar shpeshherë si një yll në ngritje në gazetarinë investigative. Policia po e trajton vrasjen e saj si një sulm terrorist.