Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç: Nuk ka bisedime me Kosovën pa u hequr taksa


Dhjetëra mijëra vetë morën pjesë të premten në një tubim mbështetës për presidentin serb Aleksandër Vuçiç, i thirrur si kundërpërgjigje ndaj marshimeve antiqeveritare disamuajshe në Serbi. Mbështetësit e tij u dërguan në Beograd me autobusë nga gjithë Serbia, por gjithashtu edhe nga Bosnja e Kosova.

Media shtetërore tha se në tubim u mblodhën rreth 150 mijë vetë. Në fjalimin e tij, presidenti serb Vuçiç, u përmbajt nga sulmet e zakonshme ndaj opozitës, duke ngulur këmbë që mosmarrëveshjet politike të zgjidhen përmes zgjedhjeve. Askush tha ai, “nuk duhet të mendojë ta marrë pushtetin me dhunë”, ndonëse protestat e opozitës kanë qenë kryesisht paqësore.

Ai tha se Serbia do të qëndrojë neutrale ushtarakisht dhe nuk do t’i vendosë sanksione Rusisë për shkak të Ukrainës. Përpara mbështetësve të tij në Beograd, Vuçiç, se nuk do të ketë bisedime me Prishtinën pa u hequr tarifat ndaj mallrave serbe, të cilat qeveria e Kosovës i vendosi në nëntor të vitit të kaluar.

Megjithatë, kreu serb tha se do të takohet me udhëheqësit e Kosovës në Berlin në takimin e vendeve të Ballkanit më 29 prill. Para se të shkojë në Berlin ai do të qëndrojë në Kinë nga 25 deri 27 prill për të marrë pjesë në forumin “Brezi dhe Rruga”. Aty ai pret, siç ka thënë, të këshillohet edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *