Vendosni fjalën kyçe....

4 monumentet e famshme botërore që u rindërtuan pas shkatërrimit


Katedralja e Notre Dame në Paris nuk ëshrtë monumenti i parë që është shkatërruar nga flakët. Më herët këtë fat e kanë pasur edhe monumente të tjera të famshme, të cilat megjithatë janë rindërtuar pas shkatërrimit.

1. Kapela e qefinit të shenjtë në Torino

Në vitin 1997 katedralja e famshme e Torinos u shkatërruar nga një zjarr masiv që shpërtheu. Qefini i shenjtë, një nga objektet më të famshme që nderohet më së shumti nga besimtarët katolikë u shpëtua nga një zjarrfikës, i cili arriti të thyente xhamin e blinduar ku qëndronte objektiv me anë të një varreje. Katedralja u rihap sërish në vitin 2018.

2. Opera La Fenice në Venecia

Në vitin 1996, salla e operës La Fenice në Vencia u shkatërrua e gjitha nga një zjarr masiv që e përpiu të gjithën. E hapur për herë të parë në vitin 1792, La Fenice ka qenë një nga teatrot më prestigjiozë të mbarë botës. 2 elektricistë u dënuan përkatësisht me 6 dhe 7 vjet burg pasi u deklaruan fajtorë se e kishin vënë qëllimisht zjarrin për të shmangur gjobën për vonesat në realizimin e projektit. Ndërtesa u rikonstruktua dhe u rihap sërish në vitin 2004.

3. Parlamenti gjerman në Berlin

Në vitin 1933, një zjarr shkrumboi ndërtesën e parlamentuit gjerman në Berlin. Bombardimet gjatë Luftës së Dytë Botërore e dëmtuan edhe më shumë atë. Në vitin 1999 ai u rindërtua dhe u bë sërish shtëpia e parlamentit gjerman, pas një rinovimi nga arkitekti anglez Norman Foster. Sot ai është simboli i ribashkimit të Gjermanisë.

4. Katedralja e Jezu Krishtit, Shpëtimtarit, në Moskë

Stalini i vuri flakën katedrales së Krishtit Shpëtimtarit në Moskë duke e djegur plotësisht atë. Ajo ka qenë katedralja më e lartë e ortodoksëve në mbarë botën. Në vend të saj, Stalini kishte planifikuar të ndërtonte Pallatin e Sovjetëve, por ai nuk u ngrit kurrë. Në vitin 1995 u vu guri i parë i themelit dhe pas 5 vitesh godina përfundoi së ndërtuari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *