Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë dihet deri tani për sulmet terroriste në Sri Lanka të dielën e Pashkëve


Shtatë të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar, teksa numri i të vdekurve nga sulomet terroriste në kisha dhe hotele në Sri Lanka ka shkuar në 207 deri tani.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përsipër sulmin dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend.

Çfarë dihet deri tani për sulmet terroriste në Sri Lanka

  1. Shpërthimet tronditën tre hotele luksoze në qytetin më të madh të vendit, Colombo dhe tri kisha katolike të mbushura me besimtarë të dielën në mëngjes. Kjo u pasua nga dy shpërthime të tjera në vende të ndryshme. Tragjedia ndodhi kur të krishterët po mblidheshin për festimet e të dielës së Pashkëve.
  2. Shtatë persona janë arrestuar në lidhje me sulmet, konfirmoi qeveria. Ministri i Mbrojtjes së Shtetit, Ruëan Ëijeëardene, më herët u tha gazetarëve se të gjithë autorët “janë identifikuar” dhe do të kapen pa marrë parasysh se çfarë “ekstremizmi fetar po ndjekin”.
  3. Zyrtarët nuk specifikuan nëse të dyshuarit i përkisnin një grupi të caktuar dhe nuk ofruan detaje shtesë.
  4. Një nga bombarduesit vetëvrasës hyri në hotelin Cinnamon Grand në Colombo nën emrin Mohamed Azzam Mohamed, shkruan mediat indiane. Ai njoftohet se ka vendosur eksplozivin në restorantin e hotelit, që ishte i mbushur me persona që po festonin të dielën e pashkëve.
  5. Tre policë u vranë gjatë një bastisjeje në një shtëpi pas shpërthimeve, thanë zyrtarët.
  6. Policia e Sri Lankës njoftoi zyrtarët e lartë për aktivitetet e ekstremistëve islamikë në Colombo 10 ditë përpara sulmeve.
  7. Një shtetrrethim është vendosur nga ora 6 e mëngjesit deri në 6 pasdite, duke filluar nga 22 prilli.
  8. Qeveria bllokoi qasjen në Facebook dhe ËhatsApp, duke u kërkuar të gjithëve që të mos përhapin keqinformimin rreth tragjedisë.
  9. Ndërkohë numri i të vdekurve ka shkuar në 207, ndërsa rreth 450 persona janë plagosur, sipas policisë.
  10. Sulmi ka marrë jetën e 35 të huajve, shumica e të cilëve besohet të jenë vrarë në hotele.
  11. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *