Vendosni fjalën kyçe....

Delegacioni i CDU-së zbarkon në Tiranë, ndihmë PD-së për platformën qeverisëse


Një delegacion i CDU-së gjermane pritet të mbërrijë në Tiranë më 26 prill për të ndihmuar ekspertët e Partisë Demokratike për programin qeverisës.

Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë deklaruar mosmarrjen pjesë në zgjedhjet e 30 qershori por është duke u përgatitur për platformën e plotë qeverisëse për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme.

Programi shtrihet në disa  fusha kryesore, ekonomia, rendi, siguria, shendetësia dhe arsimi, ndërsa ekpertët demokratë po asistohen nga ekspertë gjerman të CDU-së.

Ekspertët e PD-së po punojnë për një program 100-ditor dhe do ndihmohen në këtë nga ekspertët gjermanë, ndrësa të hënën, Basha pritet të mbledhë Kolegjin e Kryetarëve, ku do diskutohet për protestat e radhës.

Data e protestës së ardhshme masive pritet të jetë 11 Maji megjithatë kjo do vendoset në mbledhjen e së hënës.

Opozita e bashkuar ka deklaruar mosmarrjen pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit pasi nuk do marrë pjesë në asnjë palë zgjedhje me Ramën kryeministër dhe pa qeveri teknike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *