Në një postim të së shtunës mbrëma, Spartak Ngjela, avokati i njohur për analizat e tij të stërholluara ka shqetësuar me ndryshimin e tij drastik.
Jo dhe aq për mesazhin se sa për formën e tij. Lakonik, aspak në natyrën e avokatit që e ka me shumë qejf të shkruajë gjatë, apo të mos lër hapësirë për të ftuarit në tryezat ku është ftuar edhe vete, Ngjela ka shkruar dje vetëm tre rreshta.
Të ushqyera me një gaz, që nuk dihet se nga i vjen, Ngjela shfaqet entuziast se korrupsionit i ka ardhur koha të “perëndojë”.
“Po perëndon… Cili? Po perëndon Shqipëria apo korrupsioni i saj shtetëror? Po perëndon korrupsioni shtetëror njëqindvjeçar edhe pse ky po kërkon të shpërbëjë Shqipërinë. Asgjë nuk mund të bëjë dot.”, shkruan avokati.
Duke e mbyllur me frazën brilante “Shqipëria është e sigurt…”. Deti e paska këtë efekt te avokati…