Dy persona janë ndaluar sot nga policia dhe janë marrë në pyetje lidhur me grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit.
Siç raporton “Balkanweb”, 2 të ndaluarit mendohet se kanë modifikuar furgonin e përdorur në grabitje që mbante mbishkrimin Hetimi Tatimor.
Ata dyshohet se kanë lidhje ne persona që akuzohen për disa krime të ndodhura brenda vendit dhe jashtë. Njëri nga të dyshuarit u ndalua në lagjen “28 Nëntori”, kurse i dyshuari tjetër u ndalua në periferi të qytetit. Ata janë të moshës 28 dhe 29 vjeç.
Grabitja e Rinasit ndodhi më 9 prill, ku disa persona të armatosur u futën në pistën e aeroportit të Rinasit dhe morën nga avioni i linjës Tiranë-Vjenë i Austrian Airlines disa milionë euro, shumë që nuk është zbuluar ende.
Një nga grabitësit u gjet u vrarë pranë vendit të ngjarjes ndërsa është ende mister nëse është qëlluar nga policia apo nga shokët e tij.