Vendosni fjalën kyçe....

Kush është komediani që sfidon presidentin në detyrë në Ukrainë


Një komedian për president, zgjedhje në Ukrainë mes tij dhe presidentit në detyrë

Zgjedhjet në Ukrainë do të sjellin një përballje jo të zakonshme, mes një komiku dhe presidentit të vendit, në detyrë.

Petro Poroshenko do të ketë përballë komedianin televiziv Volodymyr Zelensky.

 

Komediani, rezultatet e të cilit qenë mbresëlënëse në sondazhe, dominoi 39 kandidatët e tjerë.

Megjithatë dhe gara e komikut është shoqëruar me “trazira”. Gjykata ka hedhur poshtë ankesën e një personi, se komediani i është futur kandidimit me anë të rryshfetit.

Të premten dy kandidatët u shfaqën në një debat së bashku në stadiumin olimpik të Kievit.

Po cili është Zelensky?

Komediani ka luajtur në një drama politiko-satirike të quajtur “Shërbëtori i Njerëzve” dhe sot kandidon nën siglën e së njëjtës parti si ajo në show-n e tij, shkruan “BBC”.

Pa përvojë të mëparshme, fushata e komedianit është fokusuar në dallimet, më shumë se sa në ide konkrete politike për popullin 43.9 milionësh. Në përdorim kanë hyrë kryesisht rrjetet sociale.

Presidenti në detyrë, që prej 2014-ës e komentoi garimin e komedianit si një leksion të ashpër. Poroshenko, 53 vjeç është një miliarder që e bëri pasurinë me industrinë e ëmbëlsirave e më pas me biznese televizive./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *