Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha në një formë të re komunikimi në rrjetet sociale


Në këtë ditë Pashke për besimtarët katolikë e ungjillorë, kryedemokrati Lulzim Basha u shfaq nga kisha e Shën Ndout në Laç, duke i uruar ata.

“Nga zemra i uroj të gjithë besimtarët katolikë e ungjillorë dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë: Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!”, tha Basha.

Por ajo që bie në sy është forma e re e komunikimit të Bashës me shqiptarët në rrjetet sociale.

Prej disa kohësh, që pas daljes nga Parlamenti, kryedemokrati ka nisur të përdorë një metodë të re për të transmetuar, video-selfiet.

Edhe herë të tjera, gjatë këtyre javëve Basha ka dhënë mesazhe të drejtpërdrejta, duke qenë i vetëm përballë celularit të tij. Siç shihet, numri i ndjekësve dhe komentuesve të videove selfie ka një rritje të konsiderueshme në profilin e kryedemokratit, duke marrë nga Basha një ndjesi më personale, zhveshur nga formalizmi i deklaratave politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *