“Mëkati josh, premton gjëra të mira dhe të gatshme, mirëqenien dhe suksesin, por më pas lë brenda vetminë dhe vdekjen. Mëkati është të kërkosh jetën mes të vdekurve, kuptimin e saj në gjëra që janë të përkohshme”, është mesazhi i Papës për këtë ditë të Pashkëve.
“Pashka është të tejkalosh mbylljen në vete dhe frikërat e tua”, tha Papa Francesco.
“Karriera dhe paraja nuk përbejnë kuptimin e vërtetë të jetës”, tha më tej Papa duke theksuar se: “Vetëm Krishti mund ta transformojë vdekjen në jetë dhe vajtimet tona në vallëzim”, raporton “TGcom24”.