Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar rezultatet e mbi 90 për qind të votave të numëruara.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në faqen zyrtare ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për president të shteti, shkruan Lajmi.net.
Rezultatet e deritanishme
Blerim Reka (Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa), është votuar nga 73 mijë e 611 qytetarë apo 10,60%,.
Gordana Siljanovska Davkova (VMRO-DPMNE dhe koalicioni), ka marrë 294 mijë e 959 vota apo 42,46%.
Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë), ka marrë 296 mijë e 063 vota apo 42,62%.