Templates by BIGtheme NET

Chelsea nuk përfiton, humb pikë për garën e Champions

Pas humbjes javën e kaluar nga Liverpool, ekipi i Chelsea u ndal në një barazim në shtëpi, përballë Burnlei, me shifrat 2-2. Ishin miqtë ata që zhbllokuan rezultatin që në minutën e 8-të me Hendrik, pas një goditje fantastike nga hyrja e zonës.

Por, në minutat 12 dhe 14, ishin Kante dhe Higuain ata që me dy gola të shpejtë, përmbysën gjithçka për blutë e Londrës.

Burnlei reagoi sërish, dhe në minutën e 24-t, Barns u harrua në zonë dhe shënoi mposhti Kepan.

Kjo pikë i shërben ekipit të Sarrit, ta ngjisë përkohësisht në vendin e katërt të renditjes, me 67 pikë, një më shumë se Arsenali.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto