Një 45-vjeçare është arrestuar në Kakavijë për armëmbajtje pa leje.
45-vjeçarja banuese në Fier me iniciale L.S u arrestua pasi në makinën e saj iu gjet gjatë kontrollit arma e zjarrit.
Në cilësinë e provës u sekuestrua pistoleta tip Glock si edhe 9 fishekë.
Njoftimi i policisë:
Kakavije.
Policia Kufitare godet një rast të armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë poseduesja e armës së zjarrit.
Sekuestrohet një armë zjarri (pistoletë) dhe 9 fishekë.
Shërbimet e Policisë Kufitare në zbatim të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në bazë të analizës së riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë kanë përzgjedhur për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë automjetin në pronësi të shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar në automjet, nga punonjësit e Policisë Kufitare në bashkëpunim me shërbimet doganore, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.
Veprimet hetimore dhe procedurale të mëtejshme u kryen nga specialistët e Postës së Policisë Dropull, të cilët bënë arrestimin në flagrancë të shtetases L.S., për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.