Vendosni fjalën kyçe....

Meghan Markle planifikon të bëhet presidente e SHBA-së? Thashethemet që po qarkullojnë në rrjet


Meghan Markle përflitet se prej kohësh ka planifikuar të bëhet presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Meghan flitet se dikur i tha një miku që mendonte të kandidonte për presidente, por “The Mirror” duke cituar një “burim mbretëror” i ka hedhur poshtë thashethemet.

Meghan super ambicioze dikur, i kishte thënë një miku për dëshirën e saj për të kandiduar për zyrën më të lartë në vendin e saj – vite para se të takonte Princin Harry.

Dukesha dhe Princi Harry presin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre nga dita në ditë dhe sot, nëna e Meghan, Doria Ragland, ka mbërritur në Britani të Madhe.

Meghan do të bëhet shtetase britanik, megjithëse disa burime për gazetën sugjerojnë se aplikimi i saj mund të zgjasë deri në tre vjet, gjë që do të linte një dritare hapur për të realizuar dëshirën për të kandiduar në zgjedhjet e SHBA-së.

Një burim tha: “Meghan është inteligjente, një oratore e madh, e di se ku po shkon – ose ku dëshiron të shkojë – dhe është e admiruar në gjithë botën për qëndrimet e saj në tema politike dhe kulturore. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, por ndoshta ajo është personi për të cilin Amerika ka nevojë për momentin.”

Por një zëdhënës i mbretërisë, i ka përshkruar këto deklarata si “plotësisht fiktive”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *