Një 25-vjeçare ka ndërruar jetë në Elbasan, një orë pas lindjes së fëmijës me lindje çezariane.
E reja ka ndërruar jetë në maternitetin e qytetit.
Familjarët akuzojnë mjekët për pakujdesi kurse sipas mjekëve, shkak për vdekjen e së resë ka qenë një atak kardiak i nënës së re.
Foshnja është në gjendje të mirë ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.