Protestuesit e Unazës së Re kanë dalë edhe sot në protestë, kundër prishjes së banesave. Një prej protestuesve tha se nuk do të dalin nga banesat, ndërsa shtoi se nëse ia prish kush shtëpinë, është në gjak me të dhe banorët.
“Ta dini ju kriminelë, se nëse e prishni shtëpinë time, shtëpinë e kujtdo, jeni në gjak me mua dhe me tjerët. Ikni, na lini rehat. Turp i botës janë të gjithë. Edhe ndërkombëtarët për turp janë, mbështesin këta politikanë të korruptuar. Këta janë haleja e Europës. Unaza e bashkuar ka për të fituar”, thanë njëzëri protestuesi.
Protestuesi tha se Edi Rama dhe Erion Veliaj janë turp i botës, se duan të zhdukin banorët, familje, sikur nuk janë familjarë vetë.
“Ju jeni turp i botës. Doni të prishni banesat. Por nuk do ta bëni dot. Po hyni në shtëpitë tona. Si iu vjen ju sikur t’ju vijnë në shtëpitë e juaja? Jemi familjarë, jemi me anëtarë familjeje. Jemi bashkë për të mos lejuar turpet e botës të shkelin pronën tonë. Jeni si ushtarët e Millosheviçit”, tha një tjetër protestues.