Vendosni fjalën kyçe....

PAOK rikthehet te titulli pas 34 vjetësh, tifozët i vënë flakën stadiumit (Videot)


Klubi grek i PAOK-ut është kthyer te titulli kampion pas 34 vjetësh mungesë dhe tifozët kanë festuar në mënyrë të çmendur.

PAOK e siguroi titullin kampion një javë para fundit duke qenë se kanë një largësi prej 5 pikësh nga ndjekësi më i afërt, Olimpiakosi i Pireut.

Titulli kampion mungonte në raftin e klubit nga Selaniku që prej vitit të largët 1985.

Ky është titulli i tretë në histori për PAOK-un dhe tifozët e çmendur të ekipit i kanë “vënë flakën” stadiumit.

PAOK e mbylli kampionatin pa asnjë humbje ndërsa këtë sezon kanë mundësinë t’i fitojnë të dy titujt duke qenë se janë shumë pranë finales së Kupës së Greqisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *