Nis mbledhja e firmave për peticionin e ndryshimit të kodit elektoral. “Nisma Thurje” jep detajet se ku mund të afrohen qytetarët për të firmosur peticionin “Bashkohu kundër Sistemit”.
Janë dy stendat e vendosura në dy pika, një tek ish-Ura e Vogël e bllokut dhe një tjetër tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit në Tiranë.
Organizatorët thonë që numri i stendave do të rritet në ditët në vijim.
Këto janë edhe fotot nga momentet e firmosjes së qytetarëve.