Një “zgjidhje” që të gajas. Jo se nuk është parë në ndonjë dyqan a skenë por që të vihej në zbatim edhe te një institucion si Drejtoria e Policisë, nuk ishte parë.
Një “pengesë” për gazetarët dhe kamerat e tyre, sidomos kur kapen autorët e dyshuar të krimeve në Tiranë.
E shikoni “siparin” ngjyrë bezhë? Është një material i lëvizshëm në formë tende që ulet e ngrihet sa herë të kalojë “Fordi”.
Kështu, drejtuesit do jenë të qetë. Asnjë medie nuk mund të filmojë. Pamjet ekskluzive nga arrestimet do t’i kenë vetëm televizionet e portalet që kanë burim të brendshëm!

Foto nga gazetari Julian Kasapi