Forcave të sigurisë në Sri Lanka u është dërguar një letër paralajmëruese 10 ditë përpara sulmeve në ditën e Pashkëve.
Letra e bërë publike tashmë, sikurse shkruan “RT” ka ngritur dyshime nëse policia nuk ka vepruar.
Më 11 prill, inteligjenca e Sri Lanka-s kishte lëshuar alarmin se sulme të mundshme po planifikoheshin kundër Kishave Katolike dhe mbase edhe ndaj Komisionit të Lartë Indian në Kolombo nga një organizatë ekstremiste islamike e quajtur “National Thowheed Jamath”.
“Disa oficerë të inteligjencës ishin të vetëdijshëm për këtë ndodhi. Prandaj, pati një vonesë në veprim“, tha anëtari i kabinetit dhe ministri i Telekomunikacionit, Infrastrukturës Dixhitale, Punësimit të Huaj dhe Sporteve, Harin Fernando, i cili publikoi letrën paralajmëruese në “Twitter”.
” Disa oficerë të inteligjencës ishin të vetëdijshëm për këtë ndodhi. Prandaj ka pasur një vonesë në veprim. Ajo çfarë babai im dëgjoi vinte gjithashtu nga një oficer i shërbimit të fshehtë. Duhet të merren masa serioze se pse ky paralajmërim është injoruar. Isha në Badulla mbrëmë”, shkruan ministri Fernando.