Tifozët e Liverpoolit dhe Egjiptit mund të jenë të kënaqur pasi tani ekzistojnë dy Muhamed Salah për ta.
Një inxhinier egjiptian ka habitur mediat anembanë botës për ngjashmërinë e madhe me yllin e Liverpulit.
43-vjeçari Ahmed Bahaa me banim në Egjipt ka marrë pjesë në disa emisione sportive në vend ku është kthyer në një personazh mjaft të njohur.
Me shpërthimin e Salah në Ligën e Kampionëve, popullariteti i tij ka kapur majat.