Vendosni fjalën kyçe....

Servisin ku u modifikua furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, e kishte me qira vëllai i Klement Çalës


Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me grabitjen e Rinasit që ndodhi më 9 prill, ku u morën rreth 10 milionë euro.

Në një bisedë telefonike me gazetaren Klodiana Lala, Gentjan Sharra, pronari i servisit ku u modifikua automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, tha se ia kishte lënë atë me qira  Eldi Çalës.

“Nuk kisha kontratë noteriale me të. Nuk kam dijeni për aktivitetin e paligjshëm që është kryer në këtë servis”,– ka thënë ai.

Eldi Çala, është vëllai i Klement Çalës. Ky i fundit është një nga të akuzuarit për grabitjen e 3.2 milionë Eurove në rrugën e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 Shkurt të 2017-ës.

Klement Çala, ka qenë i dënuar edhe në Greqi për grabitje si anëtar i bandës së Ilir Kupës.

Së bashku me disa të burgosur të tjerë, mes të cilëve Ilir Kupa dhe Fatos Sulaj, kanë realizuar arratisjen nga burgu i Trikallës në Greqi dhe kanë tentuar të vrasin dy prej policëve roje të atij institucioni në 2013-ën.

Servisi është i kyçur tashmë dhe konsiderohet provë materiale për prokurorinë dhe policinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *