Një makinë ka shpërthyer orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Yrshekut, Tiranë.
Dyshohet se asaj i është vënë një sasi lënde plasëse ndërsa pronari i saj është shtetasi me iniciale L.Ç.
Ky i fundit është babai i një oficeri të policisë rrugore.
Ngjarja u denoncua edhe nga një qytetar, dëshmia e të cilit u publikua nga ish-kryeministri Berisha në “Facebook”.
Informacion paraprak
“Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Yrshek, në oborrin e banesës, në pjesën e pasme të mjetit në pronësi të shtetasit L. Ç., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.
Shërbimet e policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.”