Vendosni fjalën kyçe....

Vdekja pas lindjes e 25-vjeçares, ndalohen dy mjekët e spitalit të Elbasanit


Dy mjekë të qendrës spitalore në Elbasan janë arrestuar mbrëmjen e sotme, pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçarja, Rexhina Debrova, një orë pasi solli në jetë vajzën e saj.

Dy mjekët e arrestuar janë ranimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj, raporton “News24”.

25-vjeçarja humbi jetën një orë pasi lindi vajzën e saj, ndërsa në spitali, në një reagim për mediat, sqaroi se vdekja e saj erdhi si shkak i një komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e cila i solli edhe vdekjen.

Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur ta shpëtojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *