Partia Demokratike, LSI dhe të tjera parti opozitare, pritet të firmosin një marrëveshje për krijimin e koalicionit opozitar.
Takimi i Lulzim Bashës me aleatët pritet të zhvillohet paraditen e sotme.
“Ne oren 09.00, PD nis firmosjen e marreveshjeve per krijimin e koalicionit opozitar. Firmosja e marreveshjeve do te jete e vecante per secilen nga partite. Firmosja do te jete tek Hotel Tirana.”, thuhet në një njoftim të PD-së.
Veç Bashës, në takim pritet të jetë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, të dy të mandatuar nga Këshilli Kombëtar i PD-së për hartimin e një marrëveshjeje, e cila ka për synim përcaktimin e elementëve bazë për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe më kryesorja, krijimi i një qeverie tranzitore.
Në marrëveshjen që do të duhet të marrë dakordësinë e të gjithë aleatëve opozitarë do të përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore.
Disa nga partitë që pritet të nënshkruajnë marrëveshjen janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.