Vendosni fjalën kyçe....

Berisha insiston sërish: Të arrestuarit për grabitjen në Rinas janë aktorë


Ish-kryeministri Sali Berisha edhe njëherë ka shkruar se asnjë prej pesë të arrestuarve nga policia nuk është pjesëmarrës i grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit.

Sipas Berishës, Alkon Begasi, i dyshuari si personi që modifikoi fugonin “Hetimi Tatimor”, është një aktor i paguar nga qeveria, ndërsa katër të tjerët janë viktima që po terrorizohen për të pranuar akuzat.

Teoria e Berishës ka evoluar në përputhje me zhvillimet që pas grabitjes. Fillimisht ish kryeministri tha se paratë u vodhën nga qeveria për t’u përdorur në zgjedhje. Më pas ai hodhi dyshimet se grabitësi që mbeti i vrarë nuk ishte Admir Murataj, ndërsa disa ditë më vonë pranoi faktin se viktima ishte Murataj, por insistoi se nuk ishte vrarë nga policia.

Postimi i plotë:

Eureka!

Gjendet Fred Alizoti Bis, Alkond Bengasi!

Te dashur miq, vazhdon perpjekja per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit te dt 9 prill ne Rinas. Edvini dhe Vasal Kimiku i tij, badiguardi i Eskobarit dhe narkopolicia, pas njoftimit te Klement Çales “ik, zhduku se na duhet te akuzohesh ne mungese per anetar kryesor te bandes shteterore qe realizoi grabitjen e shekullit madje dhe qe dogji 10 milion eurot e grabitura”, paraqiten sot para publikut si bashkepuntore te drejtesise Alkon Bengasin apo Fredi Alizotin Bis. Duke e reklamuar si sukses spektakolar ata i thane publikut se Bengasi, sikur te ishte truri, u tregoi gjithçka per banden dhe grabitjen, Elbasanin dhe Krujen e picerine, paçka se sipas tyre ai kishte marre pjese vetem ne lyerjen me boje ne servis te mikrobuzit famoz me mbishkrimin policia tatimore.

Madje e zbuluan Alizotin e dyte nga gjurmet e gishtrinjve te tij qe u gjeten ne mikrobuz. Njelloj si Alizoti, bashkepuntori me gjithe kontributin e tij u sigurua me masen arrest me burg.

Te arrestuarit e tjere qe jane viktima te nje farse te turpshme kriminale mbahen ne qeli prej tre ditesh pa avokat dhe ne terror me shpresen se do te pranojne akuzat fallco te Alizotit bis. Turp! Krim!

Narkoshteti pasi vodhi parate dhe i “dogji” ato, tani vrapon ti mbuloje me koka turku.

Ti shporrim, ti shporrim, ti shporrim kalbesirat! sb


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *