Ministri për Evropën dhe Ministrinë e Jashtme në detyrë në një intervistë për emisionin “Opinion” ka deklaruar se nuk është pa përvojë në politikë dhe se angazhimi i tij është prej 14 vitesh sa gjysma e jetës së tij.
Sipas Cakajt, ai e ka filluar jetën politike duke shkruar në gazeta të ndryshme si edhe me angazhimin në Vetëvendosje që prej moshës 15 vjeç.
“Unë jam 28 vjeç me 14 vjet përvojë politike. Angazhimet e para politike i kam pasur në shkollën e mesme. Fillimisht me publikimin e shkrimeve politike nëpër gazeta ditore në Kosovë. Në moshën 15-vjeçare kam filluar aktivizimin politik si pjesë e Lëvizjes Vetëvendosja në Prishtinë dhe kam vendosur të jem pjesë e saj deri në moshën 18-vjeçare. Unë jam rritur në periudhën e tranzicionit. Me origjinë jam nga Gjakova dhe jam rritur në Prishtinë”-deklaroi Cakaj.