Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Rinas/ Lleshaj: I pesti pas hekurave, goditja vazhdon


Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar sërish për arrestimet në grabitjen e Rinasit, duke deklaruar se goditja vazhdon ndërsa personi i pestë u mbyll pas hekurave.   

“Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!”-deklaroi Lleshaj.

Deri më tani janë arrestuar pesë persona nga grabitja në Rinas, ndërkohë hetimet vazhdojnë dhe nuk është gjetur asnjë shumë e parave të grabitura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *