Instagram është duke punuar në një përditësim të ri, që pritet ta përmirësojë cilësinë.
Ky aplikacion më nuk do të rekomandojë materiale, që kanë përmbajtje të papërshtatshme, megjithëse nuk i thyen rregullat e Instagramit – në opsionin Explore, apo nëse janë të shënuara me hashtag.
“Këto materiale, sërish do të shihen në Feed të llogarisë që e ndjekin, por jo edhe në rrjet të gjerë të Explore apo në faqet ku grumbullohen postimet me hashtag” thuhet në komunikatën e kompanisë që është nën pronësi të Facebook.
Në të njëjtën kohë, Instagram do të vazhdojë me largimin e materiale të ndaluara, si zhveshja, fjalimet nxitëse dhe shprehja e dhunës, shkruan tg.
Me përditësimin e ri, në aplikacion do të ndalohet shpërndarja e materialit që nuk është i ndaluar, por që tejkalon kufijtë e të zakonshmes, si sensualiteti i tepruar, apo ndonjë lloj dhunë.