Vendosni fjalën kyçe....

Kë do më shumë, nënën apo Anitën? Haradinaj zgjedh pa u menduar gjatë (VIDEO)


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ka treguar se do më shumë nënën sesa gruan.

Alketa Vejsiu i drejtoi disa pyetje Haradinajt, të cilat në fakt ia kishte dërguar vetë Anita, bashkëshortja e kryeministrit të Kosovës.

I pyetur se kë donte më shumë Haradinaj zgjodhi nënën pa e zgjatur. Mirëpo dha edhe një shpjegim për këtë.

“E di pse? E dua edhe Anitën, shumë, shumë, por nana ka mbetur pa babën tash, e Anita më ka mua, kështu që tani po i jap më shumë dashni asaj… “ – tha Haradinaj.

Kryeministri kosovar foli edhe për eksperiencën e tij në avion, kur po shkonte drejt Hagës si i burgosur. Edhe pse ai po shkonte për t’u vënë në pranga, ai tha se ka “bërë qejf” në atë avion dhe ka kaluar aty kohën më të çuditshme. Pyetjeve të Anitës, Haradinaj nis t’i përgjigjet në minutën 03:30 të videos së mëposhtme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *