Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nënshkruan marrëveshjen me Bashën: Asnjë hap pas, s’ka zgjedhje me Edi Ramën


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar se nënshkrimi i marrëveshjes me PD-në dhe partitë e tjera opozitare është frut i axhendës së mirëorganizuar prej 1 viti.

Ajo e bëri deklaratën pas takimit me kreun e PD-së, Basha, duke theksuar se kjo marrëveshje është përgjigja për skeptikës ndaj aksionit opozitar dhe kundërpërgjigje e kriminalizimit të qeverisë.

“Sigurisht aksionit opozitar i shtohet një element tjetër shumë i rëndësishëm për të gjithë skeptikët e opozitës për të gjithë ata që duan të dinë se çfarë ndodh. Tashmë kanë strategjinë, platformën dhe alternativën e opozitës, është shumë e qartë, ju do të njiheni menjëherë mbas kësaj, vjen si rezultat i gjithë kësaj axhendë opozitare e mirëorganizuar prej 1 viti, e cila përfundon sot në nënshkrimin e një koalicioni të përbashkët opozitar përballë, një shteti të kapur nga krimi i organizuar, e cila garanton mbi të gjitha zgjedhje të lira dhe të ndershme. Them zgjedhje sepse votime ka bërë edhe Enver Hoxha, kanë bërë të gjithë diktatorët, por popujt nuk kanë zgjedhur kurrë, prandaj në Shqipëri do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme ku shqiptarët janë të garantuar që të zgjedhin atë që duan dhe për atë që dëshirojnë t’i drejtojë dhe t’i udhëheqë.” – tha Kryemadhi.

Më tej ajo shtoi se marrëveshja e nënshkruar është shpresë për shqiptarët ndërsa tha se largimi i Edi Ramës i hap rrugën integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Përsa i përket të gjithë procesit dhe aksionit opozitar sigurisht që kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët, për të rinjtë dhe të rejat dhe për të gjithë ata, të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe familjen e tyre në Shqipëri. Shqipëria është shtepia e shqiptarëve dhe duke qenë shtëpia e shqiptarëve, ne kemi për detyrë që t’iu garantojmë shqiptarëve të gjithë infrastrukturën, të gjithë sistemin për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në Shqipëri. Ne jemi anëtar të BE-së, vërtet nuk jemi institucionalisht me flamur të ngritur në Bruksel, por Shqipëria është vend që Zoti e ka vendosur në mes të Bashkimit Europian dhe duke qenë në mes të BE-së çdo përpjekje e Edi Ramës dhe bandave kriminale për ta mbajtur Shqipërinë larg BE-së është e dështuar. Çdo ditë që ai zgjat shton vështirësinë dhe varfërinë ndaj shqiptarëve, dhe largon Shqipërinë nga BE-ja. Sa më shpejt largimi i tij e afron dhe integron Shqipërinë në BE dhe u jep mundësinë shqiptarëve për të rritur fëmijët e tyre në Shqipëri, për të luftuar varfërinë dhe për të sjellë atë sistem, për të cilën shqiptarët kanë nevojë.” – shtoi kryetarja e LSI-së.

Në fund e pyetur nga gazetarët lidhur me zgjedhjet e ardhshme, Kryemadhi tha se nuk ka asnjë tërheqje në qëndrimin e opozitës dhe se zgjedhje me Edi Ramën nuk do zhvillohen.

“Absolutisht nuk ka asnjë lloj tërheqje, këtu nuk është problemi Edi Rama individ, këtu është problemi Edi Rama fenomen. Edi Rama, nuk po flasim për të birin e Kristaqit dhe Anetës, por po flasim për Edi Ramën i cili është telekomanda e krimit të organizuar shqiptar dhe ndërkombëtar i cili e ka kthyer Shqipërinë në kështjellën mbrojtëse të grupeve kriminale. Mjafton të lexoni raportin e DASH dhe e kuptoni shumë mirë se çfarë është Shqipëria. Unë ju uroj gjithë të mirat, Zoti ju ruajt juve, Zoti i ruajt shqiptarët dhe ta bëjë këtë ditë një ditë simbol për të ardhmen dhe për zgjidhjen përfundimtare për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë tranzicionit politik në Shqipëri. Shqiptarët meritojnë më shumë.” – mbylli Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *