Vendosni fjalën kyçe....

Lëkundje tërmeti në Fushë-Krujë


Lëkundje tërmeti janë ndier në Krujë dhe në Tiranë mëngjesin e sotëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM), tërmeti është regjistruar rreth orës 06:43 të mëngjesit, me epiqendër në fshatin Gramëz në Fushë Krujë.

Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë i lehtë dhe ndaj nuk ka patur raportime për dëme. Epiqendra ka qenë në një thellësi prej 16 kilometrash, me një magnitude 2.6.

TË DHËNAT

Data: 23/04/2019

Ora: 06:43:52

M=2.6

Place: Gramez, Kruje

41.52° N, 19.65° E

Thellësia: 16 KM

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *