Vendosni fjalën kyçe....

Merkel e Macron presion Serbisë e Kosovës: Marrëveshje brenda tetorit


Gazeta serbe “Novosti” shkruan se Bashkimi Evropian ka një plan për zgjidhje afatgjate të çështjes së Kosovës.

Më 29 prill, në Berlin do të mbahet Takimi i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku pritws do të jenë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, shkruan Lajmi.net.

Kosova dhe Serbia do të përballen me presion të Bashkimit Evropian në këtë takim dhe kjo është konfirmuar nga presidenti serb, Vuçiç, i cili ka thënë se ky presion do të vijë pasi BE-ja ka një plan ambicioz për Kosovën, por ka shtuar se Serbia nuk do ta vazhdojë dialogun pa heqjen e taksës.

Në takimin e Berlinit, Kosova do të përfaqësohet nga presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, kurse Serbia do të përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiç e kryeministrja Ana Bërnabiç.

Sipas gazetës serbe “Novosti”, Bashkimi Evropian me një plan për zgjidhje afatgjate të çështjes së Kosovës.

Në ballinën e numrit të sotëm, “Novosti” ka paraqitur kancelaren Merkel dhe presidentin Macron me titullin: “Nënshkruajeni marrëveshjen deri në tetor”, transmeton lajmi.net.

“Në Berlin më 29 prill presion i madh ndaj të dyja palëve për arritjen e një marrëveshjeje. Merkel është në mbështetje të korigjimit të kufijve por edhe në zonat ku nuk ka shpërngulje”, shkruan më tej “Novosti”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *