Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka emëruar Gazmend Barbullushin si ambasador në Spanjë, Marok, Mauritani dhe Andorra.
“Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.”, thuhet në njoftimijn e publikuar nga Presidenca.
Në seancën dëgjimore të zhvilluar në Komisionin për Politikën e Jashtme, Barbullushi bëri një prezantim të objektivave dhe synimeve të tij profesionale si kandidat.
“Detyrë e rëndësishme për ambasadorin mbetet informimi i vazhdueshëm i ecurisë së zbatimit të reformave në vend, kryesisht reforma në drejtësi. Marrëdhëniet mes dy vendeve Shqipëri- Spanjën janë të mira. Spanja është një mbështetëse për integrimin e vendit në BE”, tha Barbullushi.
Barbullushi është propozuar si ambasador në këto katër vende, nga kryeministri Edi Rama.