Mjekët e spitalit të Elbasanit kanë zhvilluar sot një protestë duke ndërprerë punën në shenjë mbështetjeje ndaj 2 mjekëve të arrestuar ditën e djeshme pas vdekjes së një 25-vjeçareje që ndërroi jetë 1 orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.
Në pranga ranë mjekët Nikollaq Thano, 60 vjeç, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, 54 vjeç, kardiolog, të cilët akuzohen për mjekim të pakujdesshëm.
Mjekët e spitalit të Elbasanit pezulluan të gjitha operacionet ditën e sotme duke thënë se ndihen të pasigurt ndërsa kërkuan lirimin e kolegëve të tyre deri në daljen e ekspertizës mjeko-ligjore, që do përcaktojë nëse mjekët në fjalë kanë përgjegjësi në vdekjen e së resë.