Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk bëjmë gjyq me të”, shtyhet për të shtatën herë seanca për Shullazin


Shtyhet për të shtatën herë seanca gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë.

Sipas gazetës “Panorama“, shkak për këtë është bërë kërkesa e të pandehurit Blerim Shullazi, për të përjashtuar kryesuesen e trupit gjykues Saida Dollani. Po ashtu në seancë mungonte edhe avokati i Gilmando Danit, Denion Bogdani.

Në një kohë kur trupi gjykues u ndryshua me dy anëtarë, gjë që solli dhe rinisjen nga e para të gjyqit në apel, Blerim Shullazi kërkon largimin e gjyqtares Dollani.

Ai tha se “nuk bënte gjyq me të, pasi e kishte gjykuar edhe më herët dhe pa avokat”.

Kështu avokati i Shullazit, Bledar Meminaj, bëri kërkesën për përjashtim të gjyqtares Saida Dollani, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga tjetër gjyqtar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *