Templates by BIGtheme NET

Trump: Në SHBA nuk do lejohen më atyre që shkelin vizat, do marrim masa ndaj shteteve

Administrata e Trump po konsideron që të ulë sa të jetë e mundur, hyrjen e atyre personave që vijnë nga shtete me shifrat e larta të personave që iu ka skaduar vizat dhe vazhdojnë të qëndrojnë në SHBA. 

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka nënshkruar një memorandum të hënën, në të cilën i jepet 120 ditë departamentit për Siguri Kombëtare që të ndërmarrin masa rreth këtij problemi. 

“Ne kemi ligje që duhet të zbatohen në mënyrë që jetët e amerikanëve të jenë të sigurta. Tani për tani ka miliona kërkesa të njerëzve që dëshirojnë të vijnë në SHBA dhe të kërkojnë ëndrrën amerikane”, thotë presidenti i SHBA-së.

Derisa kohët e fundit fokusi ka qenë në ndalimin e imigrantëve që të kalojnë kufirin ilegalisht, Qendra për studime të emigracionit vë në pah që më shumë ka njerëz që jetojnë në SHBA me vizë të skaduar se sa ata që futen ilegalisht. 

Vetëm në vitin 2018 thuhet që 415 mijë individë kanë qëndruar në SHBA edhe pasi që viza e tyre ka skaduar. 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto