Templates by BIGtheme NET

Vasili për koalicionin opozitar: Është platforma për të dalë nga kriza

Petrit Vasili ka komentuar në një intervistë për Fax Neës, koalicionin opozitar duke e cilësuar si një dokument unikal i cili ndan të njëjtat principe mes partive që e firmosën i cili vë gishtin në plagë dhe jep zgjidhje.

Për Vasilin koalicioni jep edhe etapat themelore të strategjisë së largimit të qeverisë.

Ju e keni parë që ne kemi firmosur të gjithë së bashku në një dokument unikal. Pra ku bashkë ndajmë të njëjtat principe, të njëjtat vlera dhe të njëjtat qëndrime themelore, të cilat përbëjnë në radhë të parë platformën për daljen nga kriza, orientimin se cilat janë problematikat më të dhimbshme të vendit të cilat duan një përgjigje të menjëhershme, të cilët do ta marrin nëpërmjet zgjedhjeve të lira, por edhe përgjegjësive që opozita është krejtësisht e përgatitur për t’i marrë dhe për t’i zhvilluar më tej.

 Dhe gjithçka në këtë marrëveshje vë gishtin në plagë dhe jep një zgjidhje. Pra të tëra etapat themelore të strategjisë: largimi i kryeministrit, qeveria transitore, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe krijimi i të gjitha kushteve që këto elementë të bëjnë të mundur rindërtimin e shtetit, duke i dhënë përgjigje reformës në drejtësi të shkatërruar, duke i dhënë përgjigje ekonomisë së shkatërruar nga koncesionet, që është një shkatërrim kryq e themel, rrënimit të shpresës së shqiptarëve”-deklaroi Vasili.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto