Pasi firmosi marrëveshjen me aleatët, për krijimin e koalicionit opozitar, Basha ka dalë në një deklaratë për mediat tha se fton të tjera parti politike t’i bashkohen koalicionit opozitar.
“Ka përfunduar paraditen e sotme nënshkrimi i marrëveshjes së koalicionit për zgjedhjet e ardhshme. NË orët dhe ditët në vijim, ky koalicion do të shtohet me parti të tjera politike dhe është i gatshëm të kërkojë bashkëpunim, me faktorë të tjerë politik e grupe interesi për t’i dhënë shqiptarëve të ardhmen europiane që meritojnë.
Kjo fillon pikësëpari për t’i dhënë fund krimit elektoral dhe zgjedhjeve false. Angazhimi i parë dhe kryesor i koalicionit.
Kurrë më s’do të pranojmë një proces zgjedhior fals të diktuar nga krimi, që prodhon një Parlament fals, kukull të interesave të oligarkisë, e qeveri false, vegël të oligarkisë.
Por do të angazhohemi fuqimisht përmes aksionit tonë të përbashkët që zgjedhjet e ardhshme të jenë zgjedhje të lira dhe të ndershme në të cilat të diktojë vullneti i qytetarëve shqiptare. Angazhohemi po kështu të çojmë përpara Reformën në Drejtësi, larg ndikimeve politike, duke nisur me dhënien fund të krizës kushtetuese, funksionimin e gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë.”, tha Basha.
I pyetur nga gazetarët, Basha u pyet edhe për partinë e re që përflitet se po krijohet nga Astrit Patozi dhe Rudina Hajdari, të cilën ai e quajti “opozitë false”.
“Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet false të diktuara nga krimi, prandaj nuk do të ketë më zgjedhje false, parlament fals, qeveri false, drejtësi false, prandaj nuk do të ketë më as opozitë false”, tha Basha.
Kjo fillon pikësëpari për t’i dhënë fund krimit elektoral dhe zgjedhjeve false. Kurrë më s’do të pranojmë një parlament false, e qeveri false.”, tha Basha.
I pyetur nga gazetarët, Basha u pyet edhe për partinë e re që përflitet se po krijohet nga Astrit Patozi dhe Rudina Hajdari, të cilën ai e quajti “opozitë false”.
Gjeneza e të keqes ku ndodhemi janë zgjedhjet e diktuara nga krimi, prandaj nuk do të ketë më qeveri fallso, prandaj nuk do të ketë më as opozitë fallso.
Takimi i Lulzim Bashës me aleatët ka nisur rreth orës 09:00. Kreu i PR-së Fatmir Mediu është aleati i parë që ka nënshkruar marrëveshjen për koalicionin opozitar me kreun e PD-së Lulzim Bashën. Pas Mediut, ka firmosur edhe Agron Duka, kreu i PAA-së.
Në marrëveshjen e firmosur përcaktohen edhe afatet që opozita sugjeron për funksionimin e qeverisë tranzitore.
Partitë që e kanë nënshkruar marrëveshjen janë: LSI, PR, LZHK, PBDNJ, PAA, PDK, PDIU.
Marrëveshja e koalicionit opozitar ka 10 pika:
- Krijimi i një koalicioni të bashkuar opozitar qytetar për zgjedhjet e ardhshme në vend
- Partitë nënshkruese të këtij koalicioni do të regjistrohen në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme
- Rruga e vetme për krijimin e zgjedhjeve të lira është një qeveri tranzitore me mandat të posaçëm
- Partitë e koalicionit opozitar nuk do të lexojnë asnjë farse elektorale
- Pamundësimi i zgjedhjeve farse të diktuara nga pakti i Ramës me krimin
- Rikonfirmojmë vullnetin tone se BE është rruga e vetme për ti dhënë fund tranzicionit
- Angazhohemi për një marrëveshje për çlirimin e ekonomisë nga oligarkia
- Angazhohemi për lufte pa kompromis ndaj krimit të organizuar
- Mbështesim liritë dhe të drejtat themelore të qytetareve të cilët dhunohen nga veprimet arbitrare te institucioneve shtetërore
- Angazhohemi për çdo individ apo parti te identifikuar si opozitare