Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka mbledhur sot krerët e partisë në rrethe. Në takim është diskutuar për aksionin opozitar që nis ditën e nesërme me bllokimin e rrugëve në mbarë vendin.
Në fjalën e saj Kryemadhi theksoi se opozita do jetë sa më pranë qytetrarëve në këtë aksion.
Ajo tha gjithashtu se opozita e bashkuar është kundër keqqeverisjes, varfërisë dhe largimit të rinisë nga vendi, ndërkohë që u kërkoi strukturave të LSI-së të jenë në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në terren.