Pedagogu i Gazetarisë dhe i Filozofisë Artan Fuga, ka reaguar lidhur me pezullimin e rektorit Mynyr Koni nga ministrja e Arsimit Besa Shahini.
Fuga shpprehet se është në pritje të vendimit të presidentit të Republikës Ilir Meta, nëse do zbatojë vendimin e Shahinit apo do të rezistojë sipas tij duke mbrojtur ligjin.
“Duke pritur vendimin e z. President!
Presim me durim dhe shumë vemendje vendimin e z.Ilir Meta: Do ta gëlltisë ai që ministrja e arsimit pushon nga puna një rektor apo do të rrezistojë në mbrojtje të ligjit dhe të kompetencave kushtetuese për të cilat është zgjedhur?
Do t’a mbrojë ai autonominë universitare sikurse kam besim se do t’a bëjë apo do t’ja japi dhuratë prirjeve antidemokratike dhe antiligjore që po i marrin frymën jetës dhe botës intelektuale, shkencore, artistike?
Do t’i imponohet dot ministrja Presidentit të vendit, apo Presidenti do të mbrojë autonominë universitare?
Ta shohim!
Do të jetë një test i madh për të parë se ku ndodhemi, çfarë na pret dhe cilat janë strategjitë e aktorëve politikë dhe institucionalë të vendit!”, shkruan Fuga.
Kujtojmë se ministrja Besa Shahini, në fillim të këtij muaji pezulloi nga detyra rektorin Mynyr Koni dhe në të njëjtën ditë vendosi, zëvendësimin e tij nga zv.rektori Bernard Dosti.