Ridvan Bode nuk do jetë pjesë e Partisë së re të krijuar nga Astrit Patozi. Ish-ministri i Financave vendosi të distancohet nga politika pasi vendosi të pranojë mandatin e anëtarit të Bordit Mbikqyrjes në Bankën e Shqipërisë.
“Ishte një zgjidhje e imja për të deklaruar edhe publikisht shkëputjen nga politika, e cila është përfundimtare. Derisa unë pranova të marr pjesë në një institucion të tillë që ka një mandat të gjatë do të thotë se e konsideroj një gjë të mbyllur”- deklaroi Bode në “A2 Business Week” në A2 CNN, duke treguar se vendimi i tij është i pakthyeshëm.