Vendosni fjalën kyçe....

Britney Spears thyen heshtjen, flet për problemet e saj me shëndetin mendor


Britney Spears ka thyer heshtjen pas lajmeve se ihte shtruar në një institucion të shëndetit mendor muajin e kaluar, për shkak të problemeve të rënda emocionale.

Këngëtarja 37-vjeçare publikoi një videonë “Instagram”, ku foli hapur për sëmundjen e saj.

“Përshëndetje njerëz, vetëm po kontrolloj të gjithë ata që ishin të shqetësuar për mua. Çdo gjë është në rregull.

Familja ime ka kaluar shumë stres dhe ankth kohët e fundit, kështu që më duhej kohë për t’u marrë me këtë, por mos u shqetësoni, unë do të kthehem shumë shpejt”, tha Britney.

Ajo gjithashtu foli për mesazhet dhe kërcënimet me vdekje që kanë shqetësuar familjen e saj.

“Doja të thoja çkemi, sepse gjërat që janë duke u thënë për mua kanë dalë jashtë kontrollit !!! Wow!!!

Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe kaq shumë gjëra  të tjera të çmendura që po thuhen.

Unë vetëm po marr pak kohë për veten, por gjithçka që po ndodh tani është po ma bën më të vështirë. Mos besoni gjithçka që lexoni dhe dëgjoni. Këto emaile të rreme u hartuan nga Sam Lutfi vite më parë … Nuk i kam shkruar unë ato.

Ai pretendonte se isha unë dhe se po komunikonte me ekipin tim përmes një adrese të rreme emaili. Situata ime është unike, por unë premtoj se po bëj atë që është më mira në këtë moment”, tha Britney.

Britney vazhdoi t’i siguronte fansat se zgjidhja e saj ishte më e mira dhe kërkoi privatësi, në mënyrë që ajo të mund të përballej me gjërat e vështira që po kalonte.

Këngëtarja thuhet se kishte hyrë vullnetarisht në një program trajtimi prej 30 ditësh muajin e kaluar, pas problemeve të babait të saj me shëndetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *