Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në segmentin rrugor ku po punohet për Bypas-in e Tepelenës.
Mësohet se një automjet tip “Benz”, ka dalë nga rruga e për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i tij. Automjeti drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç.
“Në orën 06:20, në segmentin rrugor ku punohet për Bypas-in e Tepelenës, ka dalë nga rruga mjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Y.R, rreth 50 vjeç, banues në Memaliaj.
Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit, shtetasi Y.R.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”, thuhet në njoftimin e policisë.