Trajnerja e parë femër e një ekipi futbolli në 5 ligat profesioniste të futbollit gjerman, Imke Wübbenhorst, pushtoi titujt e parë të mediave sportive në Gjermani në muajin dhjetor, duke thyer një tabu si rasti i parë në histori.
Pas kësaj, ajo i ka pushtuar sërish faqet e para të mediave, por këtë herë për një tjetër arsye.
Gjatë një interviste, gazetari i “Die Welt” për ta vënë në siklet trajneren e pyeti: Kur futesh në dhomën e zhveshjes së lojtarëve, a sigurohesh përpara që ata janë të mbuluar.
Kurse Wübbenhorst u përgjigj: Natyrisht që jo. Unë jam profesioniste dhe i përzgjedh lojtarët nga madhësia e organit seksual.
Wübbenhorst u emërua trajnere e BV Cloppenburg në dhjetor 2018, por ende nuk ka drejtuar asnjë ndeshje duke qenë se futbolli gjerman është ndalur për shkak pushimeve dimërore.
Ajo ka qenë ish-lojtare për ekipin e grave të Cloppenburg dhe u emërua trajnere pasi u tërhoq nga karriera si futbolliste.