Një grua e moshuar është gjetur e mbytur në plazhin e Durrësit.
Policia dyshon se bëhet fjalë për vetëvrasje ndërsa nuk është zbukuar ende identiteti i viktimës.
Në bregun e detit janë gjetur disa sende personale të cilat dyshohet se ato i përkasin së moshuarës dhe mund të ndihmojnë në identifikimin e saj.
Njoftimi i policisë
Më datë 24.04.2019, në lagjen nr.13, Durrës, është gjetur e mbytur një shtetase e paidentifikuar, rreth 70 vjeçe, me flokë të gjata e të thinjura dhe e veshur me rroba të zeza.
Ne breg të detit janë gjetur një shkop, një çantë ngjyrë e zezë dhe një palë këpucë ngjyrë blu. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.