Presidenti amerikan Donald Trump është i xhindosur për humbjen e ndjekësve në “Twitter”.
Që prej korrikut të kaluar, kur rrjeti social vendosi të ndalojë llogaritë e dyshimta dhe disa profile false që u përdorën për dezinformim, kreu i Shtëpisë së Bardhë humbi 204 mijë ndjekës.
Duke marrë shkas nga kjo, Trump vijoi me sulmet e tij ndaj “Twitter”-it dhe së fundi u takua me drejtuesit e kompanisë.
Presidenti amerikan publikoi një foto të takimit me shefin ekzekutiv te rrjetit social Jack Patrick Dorsey. Më herët, ai akuzoi kompaninë se është shumë diskriminuese. Ndërsa pas takimit zbuti tonet, duke thënë se është i hapur për bashkëpunim.