Vendosni fjalën kyçe....

“Hysaj nuk vlen 40 milionë euro”, shtohen kritikat ndaj napoletanit


Që prej ardhjes së Karlo Ançelotit në krye të Napolit, paraqitjet e Elesid Hysajt nuk kanë qenë bindesë. Kritikat për mbrojtësin po shtohen vazhdimit. Drejtori i “Corriere Dello Sport”, Ivan Zazaroni shkon më tej duke thënë se Hysaj nuk është një futbollist kampion dhe se vlera e kartonit të tij prej 40 milionë eurosh është një shifër e ekzagjëruar.

“Ançeloti ka zhvlerësuar shumë lojtarë? Elseid Hysaj e Mario Rui kanë treguar limitet e tyre jashtë kontekstit të Mauricio Sarrit, por nuk kanë qenë kurrë kampionë, edhe pse loja i bënte që të shfaqnin më shumë në fushë”, tha ai në një intervistë për “Marte Sport Live”.

Me pas, një koment edhe më i rëndë sa i përket vlerësimit të mbrojtësit shqiptar, për të cilin një vit më parë Napoli bëri luftë me Çelsin që të mos e linte të largohej. “Hysaj nuk vlen 40 milionë euro, është një ekzagjerim”, përfundoi Zazaroni.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *