Është shpallur fajtor ish-ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani. Gjykata Themelore e Prishtinës e ka gjetur fajtor Ferid Aganin dhe ish-sekretarin e kësaj ministrie Gani Shabani, për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si ‘Stentat’.
Gjykata e dënoi me 2 vjet e gjashtë muaj burgim Aganin, kurse Gani Shabani, me 2 vjet burgim. Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona mirëpo me qëllim të optimalizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish ministrit dhe ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ish ministri Agani dhe Gani Shabani akuzohen se kanë vepruar në kundërshtim më Ligjin për Prokurimin Publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011-2015.