Nga Rinasi sot janë riatdhesuar 36 shtetas shqiptarë të cilët ishin azilkërkues në vendet e BE-së.
Ata u deportuan nga Franca, Holanda dhe Belgjika. Shtetasit e riatdhesuar shkelën kushtet e lëvizjes së lirë në zonën ‘Shengen’.
Që nga 1 janari deri sot janë ri-atdhesuar mbi 2800 shtetas shqiptarë nga vendet e BE-së.
MB dhe Policia e Shtetit apelon çdo shtetas që tenton të shkelë kushtet e lëvizjes në zonën Shengen apo të kërkojë azil, se shanset janë zero, pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.